Për më shumë se një ore, në Shtëpinë e Bardhë është mbajtur një konferencë shtypi, që sipas BBC herë pas herë ka qenë e tensionuar.
Ka qenë sekretari për shtyp, Karine Jean-Pierre i cila i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me situatën politike në SHBA, por edhe për shëndetin e Joe Biden.
Shtëpia e Bardhë u përball gjithashtu me pyetje nëse Biden i është nënshtruar ekzaminimeve mjekësore, por Jean Pierre sqaroi se ai ka “kontroll” të rregullt me mjekët e tij.
“Tensionet u ndezën pasi Shtëpia e Bardhë refuzoi të konfirmojë emrat e specialistëve që kanë vizituar Shtëpinë e Bardhë, duke përmendur shqetësimet e privatësisë dhe sigurisë”, shkruan BBC.
“A është trajtuar presidenti për Parkinson? Jo. A po trajtohet për Parkinson? Jo”, u tha Karine Jean-Pierre gazetarëve.
Përveç kësaj, Shtëpia e Bardhë konfirmoi se Biden ka folur me disa demokratë të lartë në Capitol Hill, duke përfshirë udhëheqësin e shumicës në Senat, Chuck Schumer.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co