Tiago Mota ka nisur nga sot me kuptimin e plotë të fjalës punën e tij si trajneri i Juventusit. Tekniku i bardhezinjve ka qenë sot në ambientet e klubit në Kontinasa, për të përgatitur sezonin e ri, në pritje të të gjithë lojtarëve që do të vijnë në ditët në vijim.
“Jam i lumtur, jam i kënaqur, e pashë veten me tifozët jashtë që më pritnin, kishte shumë të rinj, më transmetuan menjëherë dëshirën për të nisur sezonin. Që të shoh skuadrën të luajë. E pashë veten në një vend të mrekullueshëm për të punuar. Nuk ka nevojë që të them se kjo skuadër është historike, së bashku do të bëjmë një punë shumë të madhe”, ishin fjalët e tij për mediat e klubit bardhezi.
“Do të jetë një sezon impenjativ por shumë i bukur, duke luajtur shumë ndeshje. Shpresojmë që të luajmë sa më shumë që të jetë e mundur pasi do të thotë që po bëjmë mirë, ky është objektivi ynë. Një përshëndetje të madhe dhe shpresoj t’ju takoj përsëri, si në stadiumin tonë, ashtu edhe në të tjerët. Mendoj se do të kemi mbështetjen tuaj, ne do të japim gjithçka në fushë që të jemi të gjithë krenarë për këtë skuadër”, ishin fjalët e Tiago Motës drejtuar tifozëve.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co