![Lufta në Gaza, Blinken kritika Izraelit: Nuk mund të përdorë sulmin e Hamasit si licencë për të vrarë! 2 lufta ne gaza blinken kritika izraelit nuk mund te perdore sulmin e hamasit si licence per te vrare](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/02/lufta-ne-gaza-blinken-kritika-izraelit-nuk-mund-te-perdore-sulmin-e-hamasit-si-licence-per-te-vrare.jpg)
Izraeli nuk mund të përdorë sulmin e Hamasit të 7 tetorit si një “licencë për të vrarë të tjerët” dhe duhet të reduktojë numrin e viktimave civile në Gaza, ka deklaruar Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.
Komentet e tij vijnë pasi lufta në Gaza kundër Hamasit vazhdon të tensionojë marrëdhëniet e Izraelit me Uashingtonin.
“Izraelitët u vranë në mënyrën më të tmerrshme më 7 tetor”, tha Blinken në një konferencë shtypi në Tel Aviv të mërkurën. “Por kjo nuk mund të jetë një licencë për të vrarë të tjerët.”
“Shumica dërrmuese e njerëzve në Gaza nuk kishin asnjë lidhje me sulmet,” vazhdoi kryediplomati amerikan. “Familjet në Gaza, mbijetesa e të cilave varet nga dërgimi i ndihmave nga Izraeli, janë njësoj si familjet tona. Ata janë nëna dhe baballarë, bij dhe bija, që duan të fitojnë një jetesë të mirë, të dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë, të kenë një jetë normale. Dhe ne nuk mundemi, nuk duhet ta harrojmë këtë”, theksoi Blinken.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co