![“Autorët qëlluan nga automjeti në lëvizje”/ Të shtëna me armë në Greqi, plagoset i riu shqiptar, shoku e braktisi dhe u largua, por… 2 autoret qelluan nga automjeti ne levizje te shtena me arme ne greqi plagoset i riu shqiptar shoku e braktisi dhe u largua por](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/07/autoret-qelluan-nga-automjeti-ne-levizje-te-shtena-me-arme-ne-greqi-plagoset-i-riu-shqiptar-shoku-e-braktisi-dhe-u-largua-por.jpg)
Një incident ku u përfshinë edhe të shtëna me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Greqi.
Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në Peristeri .
Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur në orën 02:20 të mëngjesit në rrugën Dodekanision.
Mësohet se personat që kanë qëlluar kanë qenë në një automjet tip “Audi” ndërsa shënjestër ka qenë një automjet i tipit “Smart”.
Nga të shtënat mbeti i plagosur lehtë në kofshë një 22-vjeçar shqiptar, i cili ishte pasagjeri i Smart.
Shoferi i Smart-it la 22-vjeçarin të mbuluar me gjak dhe u zhduk. i riu është dërguar në spital ku po merr ndihmë mjekësore.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co