Bota

“Parisi në kërkim të koalicionit”/ Asnjë nuk ka mandatet që të drejtojë Parlamentin, analiza: Skenarët e ardhshëm për drejtimin e Francës dhe roli i Macron

parisi ne kerkim te koalicionit asnje nuk ka mandatet qe te drejtoje parlamentin analiza skenaret e ardhshem per drejtimin e frances dhe roli i macron
parisi ne kerkim te koalicionit asnje nuk ka mandatet qe te drejtoje parlamentin analiza skenaret e ardhshem per drejtimin e frances dhe roli i macron

Asnjë nga tre blloqet politike në Francë nuk mundi të arrijë shifrën magjike prej 289 vendesh në parlament. 289 është shumica absolute në Asamblenë Kombëtare, e cila i duhet një kryeministri për t’i mbijetuar votës së detyrueshme të besimit pasi të emërohet nga Presidenti i Republikës.

E majta “Fronti i Ri Popullor” (“Nouveau Front Populaire”, NFP), një aleancë mes ekstremistëve të majtë, socialistëve, komunistëve dhe të Gjelbërve, fitoi 182 vende: Aleanca liberale centriste e Presidentit Emmanuel Macron “Ensemble” humbi vendin e parë. Partia ekstremiste e djathtë “Rassemblement National” (RN) çuditërisht u rendit treta me 143 deputetë, pavarësisht rritjes së madhe të votuesve të saj.

Ekstremistët e djathtë fituan shumë vota, por më pak mandate

Blloqet do të duhet të punojnë së bashku për të formuar një qeveri. Grupet e tjera nuk duan në asnjë mënyrë të bashkohen me RN. Marine Le Pen tha se “batica vazhdon të rritet. Këtë herë nuk ishte mjaft e lartë, por do të rritet. Prandaj suksesi ynë vetëm sa po vonohet.”

RN ankohet se për shkak të sistemit të maxhoritar të votimit në Francë nuk ishte në gjendje të fitonte në 577 zonat elektorale, edhe pse në shifra absolute 10 milionë vetë votuan për këtë parti. Ndërkohë që nga ana tjetër Aleanca e majtë mundi të fitonte më shumë mandate me vetëm 6 milionë vetë që votuan për të.

Koalicioni dhe opsionet e tjera

Meqënese askush nuk do të hyjë në koalicion me RN, si opsion mbetet bashkëpunimi midis Aleancës së Majtëdhe grupit politik të presidentit Macron. Të dy kampet e kanë përjashtuar deri tani një bashkëpunim të tillë. “Por tani ata duhet të mësojnë se si të ndërtojnë koalicione. Kjo ka qenë krejtësisht e pazakontë në Francë deri tani,” thotë Celia Belin nga think-tanku “European Council on Foreign Relations” (ECFR). Bisedimet mes grupeve partiake nisën të hënën, por ndoshta për to do të duhen disa javë, thotë Celia Belin.

Në mediat franceze spekulohet se liberali Macron shpreson ta përçajë aleancën e majtë. Më pas ai mund të krijojë një koalicion qeveritar me pjesë të tij, p.sh. me të Gjelbërit, Socialistët apo me Republikanët Demokristianë. Një mundësi do të ishte edhe qeveri e toleruar pakice, nëse ajo do të merrte vetëm disa vota më pak se shumica absolute prej 289. Si opsion përfundimtar mbetet një qeveri teknike, e cila do të punonte me ministra jopartiakë dhe do të tolerohej nga parlamenti. Nëse asnjë nga këto mundësi nuk funksionon, presidenti mund ta shpërndajë përsëri Asamblenë Kombëtare. Por kjo mund të ndodhë vetëm një vit pas zgjedhjeve të fundit, pra në qershor 2025. Kështu e përcakton kushtetuta./DW

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts