Sport

FOTO/ “Betejë” totale, Spanjë-Francë në “valle” është finalja: Nata e super heronjve

foto beteje totale spanje france ne valle eshte finalja nata e super heronjve

Spanjë-Francë, dy përfaqësuese të mëdha, dy filozofi të ndryshme, dy favoritë përballen ndërmjet tyre për një biletë në finale. Në mitikun “Allianz Stadium” pritet një “betejë” totale mes dy ekipe që vijnë në këtë gjysmëfinale me një rrugëtim krejtësisht të ndryshëm.

“Furia e kuqe” vjen me shifra thuajse perfekte, 5 ndeshje 5 fitore, vetëm një prej tyre në shtesë. Thyen një nga favoritët e tjerë të këtij Evropiani, Gjermani, një sukses që i jep akoma më shumë besim për t’i shkuar deri në fund këtij turneu. De la Fuente ka krijuar një ansambël thuajse perfekt, janë ekipi me sulmin me të mirë, kanë realizuar 11 gola në 5 ndeshja, ndërsa kanë pësuar 2, po aq sa edhe Franca. Spanja kapet fort pas dy talenteve si Yamal dhe Nico Williams, por pas tyre qëndrojnë lojtarë ekspert si Rodri. De la Fuente duhet të bëjë llogaritë me tre mungesa të rëndësishme si Pedri, Carvajal dhe Le Normand, në vend të tyre pritet të luajnë Dani Olmo, Jesus Navas dhe Nacho, pjesa tjetër e formacionit nuk ndryshon.

Përballë do të ketë Francën, mbase jo ekipin më të mirë në vitet e fundit, por “gjelat” e Deschamps të imponojnë respekt, një skuadër eksperte, me lojtarë të klasit botëror, jo më kot në 10 vitet e fundit kanë qenë gjithë në këtë fazë, duke luftuar për trofe. Në shifra, ekipi i Deschamps nuk ka qenë brilant në këtë Evropian, kanë realizuar vetëm 3 gola, por asnjëri prej tyre me aksion, shifra të kushtëzuar dhe nga forma jo e mirë e yllit të këtij ekipi, Kylian Mbappe, por as pjesa tjetër e fazës ofensive nuk ka shkëlqyer, me një Griezmann hije e emrit të tij, aq sa trajneri i ka rezervuar stolin. Çuditërisht, Deschamps është mbështetur në këtë Evropian te një mbrojtje bunker, të pakalueshëm, fakt ku është ndalur edhe e përditshmja franceze, L’Equipe.

  • foto galeri
  • foto galeri

Ndërkohë në Spanjë, Marca hapet këtë të martë me një titull special: “Nata e super heronjve tanë”, foto shoqëruar me futbollistët e De la Fuentes, të gjithë me maskë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts