![Jakup Krasniqit iu ndalua mbajtja e kravatës kuq e zi në Hagë, reagon e bija: Nga gjoksi mund t’ia zhvishni shqiponjën, por kurrë nga zemra! 2 jakup krasniqit iu ndalua mbajtja e kravates kuq e zi ne hage reagon e bija nga gjoksi mund tia zhvishni shqiponjen por kurre nga zemra](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/07/jakup-krasniqit-iu-ndalua-mbajtja-e-kravates-kuq-e-zi-ne-hage-reagon-e-bija-nga-gjoksi-mund-tia-zhvishni-shqiponjen-por-kurre-nga-zemra.jpg)
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i cili po gjykohet në Hagë për krime lufte, i është ndaluar pjesëmarrja në seancën e radhës me kravatë.
Bëhej fjalë për aksesorin i cili ishte i zbukuruar me dizenjo kuqezi me shqiponjë.
Mbi ngjarjen ka reaguar vajza e Jakup Krasniqit, Gresa.
Ajo përmes një postimi në Facebook, e ka krahasuar babanë e saj me Mic Sokolin, duke shkruar madje se nga gjoksi mund t’ia zhveshin shqiponjën, por kurrë nga zemra.
Postimi i plotë:
Mic Sokoli me gjoksin e tij kishte pritur gjylen e topit sepse dëshira per çlirim dhe liri ishte më e madhe se jeta prej zvarraniku.
Mic Sokolët sot, me gjoksin e tyre presin padrejtësitë e këtij shekulli ndonese mbi supet e tyre rëndojnë plagët e pa sheruara të një populli të shtypur e te vuajtur!
Mic Sokoleve sot, nga gjoksi mund nga t’ia zhveshni shqiponjën, por kurrë nga zemra!
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co