Një ditë pas sulmit rus në spitalin e fëmijëve në Kiev, në të cilin sipas presidentit ukrainas Zelensky, pati të paktën 38 të vdekur, sulmet mes Rusisë dhe Ukrainës vazhdojnë.
Deri më tani, 559 fëmijë janë vrarë nga Rusia në operacionet e saj luftarake që nga fillimi i konfliktit deri më sot.
Kjo u raportua nga Prokurori i Përgjithshëm i Kievit, i cili deklaroi: “Deri në mëngjesin e sotëm, 9 korrik, sipas informacioneve, 559 fëmijë janë vrarë si pasojë e konfliktit të armatosur. Ndërsa më shumë se 1449 të tjerë u plagosën”.
UNICEF gjithsesi ka deklaruar se kjo është shifra e dokumentuar e viktimave, por numri i vërtetë ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co