Bota

Bideni del në mbrojtjen ajrore të Ukrainës, do të përforcojë sigurinë…

bideni del ne mbrojtjen ajrore te ukraines do te perforcoje sigurine
bideni del ne mbrojtjen ajrore te ukraines do te perforcoje sigurine

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden ka dënuar sulmet ruse të së hënës, që lanë të vrarë të paktën 38 persona dhe qindra të plagosur në Ukrainë.

Bideni është zotuar të forcojë mbrojtjen ajrore të Kievit, raporton “BBC”.

Presidenti i SHBA-së ka paralajmëruar se në samitin e NATO-s, i cili do të mbahet të martën në Ëashington, do të bëhen të ditura përforcimet e mëtejshme për mbrojtjen ajrore të Ukrainës.

“Ne do të shpallim masa të reja për të forcuar mbrojtjen ajrore të Ukrainës, në mënyrë që të ndihmojmë në mbrojtjen e qyteteve dhe civilëve nga sulmet ruse”, ka thënë Biden.

Udhëheqësit nga 32 shtetet anëtare të NATO-s, vendet e tyre partnere dhe BE-ja do të mblidhen për të shënuar 75-vjetorin e bllokut.

I pranishëm në këtë samit do të jetë edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së pritet të mblidhet gjithashtu të martën me kërkesë të Ukrainës.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts