Shqiperia

Në kërkim nga Durrësi, Shkodra dhe Tirana për vjedhje, përfundon në pranga 26-vjeçari (EMRI)

ne kerkim nga durresi shkodra dhe tirana per vjedhje perfundon ne pranga 26 vjecari emri
ne kerkim nga durresi shkodra dhe tirana per vjedhje perfundon ne pranga 26 vjecari emri

Tiranë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të masave të përcaktuara në planin operacional “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara, u kap shtetasi në kërkim Korado Mile, 26 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga DVP Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 6 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”. Gjithashtu, nga verifikimet e kryera rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga DVP Durrës dhe nga DVP Shkodër, për të njëjtën vepër penale.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts