Në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i Ligjit” është kapur dhe ndaluar 26-vjeçari, Korado Mile.
I riu ishte shpallur në kërkim nga 3 drejtori vendore të policisë për veprën penale “Vjedhja”.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Vijojnë kontrollet në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”.
Kapet dhe ndalohet një 26-vjeçar i shpallur në kërkim nga 3 drejtori vendore të Policisë, për veprën penale “Vjedhja”.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të masave të përcaktuara në planin operacional “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.
Si rezultat i kontrolleve të ushtruara, u kap shtetasi në kërkim Korado Mile, 26 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga DVP Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 6 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”. Gjithashtu, nga verifikimet e kryera rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga DVP Durrës dhe nga DVP Shkodër, për të njëjtën vepër penale.
Materialet i kaluan Prokurorisë.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co