Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Konjufca: Nëse Serbia nuk ndëshkohet, do ta përsërisë sulmin në Banjskë

kryetari i kuvendit te kosoves konjufca nese serbia nuk ndeshkohet do ta perserise sulmin ne banjske
kryetari i kuvendit te kosoves konjufca nese serbia nuk ndeshkohet do ta perserise sulmin ne banjske

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se Serbia mund ta përsërisë “agresionin terrorist” në Kosovë, nëse nuk ndëshkohet për sulmin e vitit të kaluar në Banjskë, shkruan rel.

Në këtë fshat në veri të Kosovës, grupe të armatosura serbësh sulmuan policinë e Kosovës më 24 shtator, duke vrarë një polic.

Kosova bëri përgjegjëse Serbinë për sulmin, edhe pse ajo e mohoi.

“Si një nga shtetet që nuk e ka mbështetur sanksionimin e Rusisë për luftën pushtuese në Ukrainë dhe vazhdon të kultivojë bashkëpunim ushtarak me Rusinë, Serbia duhet të shihet si rrezik jo vetëm në Kosovë, por për krejt paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, tha Konjufca.

Konjufca, edhe në fillim të këtij muaji, ka thënë se në Serbi po përgatiten për sulm ose provokim eventual në Kosovë.

Ai i bëri komentet e fundit në një konferencë të përbashkët për media me presidentin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Eric Nussbaumer, të martën në Prishtinë.

Nussbaumer tha se Zvicra është mbështetëse e vazhdueshme e Kosovës.

Ai tha se vendi i tij është i shqetësuar për tensionet në veri të Kosovës – zonë e banuar me shumicë serbe – dhe i bëri thirrje si Kosovës, ashtu edhe Serbisë që t’i adresojnë ato dhe ta parandalojnë përshkallëzimin e situatës.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →