Çështja Alvaro Morata vijon të jetë një nga më të rëndësishmet në tokën spanjolle. Përformanca e tij është kritikuar së tepërmi, teksa media “El Confidencial” nuk ka hezituar të bëjë një artikull me titull: “Morata, kapiteni, i cili po turpëron Spanjën jo vetëm me nivelin e tij të dobët në Europian”.
Alice Campello, partnerja e lojtarit s’ka qëndruar “duarkryq”, por ka reaguar menjeherë.
“Nuk më pëlqen roli i viktimës, por nuk më duket aspak normale. Nuk më duket nivel i lartë gazetarie shkrimi i një artikulli si ky një ditë përpara gjysëmfinales. Si mendoni, se një person mund të bëjë më të mirën për vendin e tij, kur njerëzit nuk kanë besim te ai” – tha ajo.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co