Bota

“Slogani im është ‘zgjidhje, jo krizë’”- Vangjel Tavo: Problemi më i madh në Himarë janë pronar, për këtë jam angazhuar personalisht

slogani im eshte zgjidhje jo krize vangjel tavo problemi me i madh ne himare jane pronar per kete jam angazhuar personalisht



































Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Himarës, Vangjel Tavo në një intervistë në News24, tha se problemi më i madh që ka Himara janë pronat.

Tavoa

Ai theksoi se këtë problem është marrë vetë personalisht që ditën e parë që është caktuar prefekt i Vlorës.

‘‘Ndihem i nderuar të kandidoj për kryetar bashkie në Himarë. Unë do të shpërngulem në Himarë sepse jam akoma në Vlorë por do të jem çdo ditë në kontakt me njerëzit. Kryetari i Bashkisë ka angazhime me komunitetin. Problemi kryesor është regjistrimi i pronave dhe për këtë jam angazhuar që ditën e parë që kam ardhur në Vlorë dhe jam në një pozicion që e them me kënaqësi se janë shpërndarë 1226 certifikata dhe janë gati shumë të tjera të shpërndahen dhe them që asnjë qytetar nuk do të mbetet pa marrë certifikatën e pronësisë, ky është premtimi i kryeministrit por edhe i imi. Këtë nuk e them për fushatë sepse këtu ka shumë probleme të cilat duhen rregulluar, por kjo është një çështje që unë e veçoj nga fushata elektorale’‘, tha Tavo.

Ai foli edhe për kandidatët e mundshëm rivalë në këtë garë, duke theksuar se fokusin do ta ketë te shqetësimet e qytetarëve

Çdo kandidat përballë meje është i mirëpritur. Por nuk do merrem me asnjërin prej tyre. Mua më shqetëson problemet që kanë qytetarët. Nuk do merrem me kandidatët e tjerë. Slogani im është “zgjidhje, jo krizë”. Nuk ka krizë, por zgjidhje të problemeve në Himarë“, tha ai.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts