Kryetari i parlamentit të Kosovës Glauk Konjufca tha të martën se Serbia ka shkelur parimet e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve duke mos e njohur “de facto” Kosovën, dhe kjo sipas tij, u jep të drejtë autoriteteve në Prishtinë që të mos hedhin hapa për zbatimin e saj.
“Ju e keni dëgjuar për Asociacionin, Asociacioni është pika e shtatë. Asociacioni mund të ketë afat, por Asociacioni nuk është parim. Nëse ne sulmohemi nga Serbia, nëse ministri i Mbrojtjes së Serbisë thotë “kur ushtria të kthehet në Kosovë”, këtu janë shkelur parimet e marrëveshjes, kjo është fryma e marrëveshjes. Ne nuk kemi fqinjësi të mirë, ne kemi armiqësi jo për shkak tonin por për shkak të Serbisë dhe pozicionit të saj”, tha zoti Konjufca.
Ai i bëri këto komente gjatë një konference shtypi pas një takimi me presidentin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Eric Nussbaumer, në një periudhë kur Bashkimi Evropian është vënë në përpjekje për të ripërtërirë procesin e ngecur të bisedimeve.
Përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë pritet që deri më 18 korrik t’u dërgojnë ndërmjetësuesve të Bashkimit Evropian komentet e tyre rreth rrugës së zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, për të cilën palët ranë dakord vitin e kaluar në Bruksel dhe në Ohër.
Dy takimet e fundit në Bruksel ndërmjet udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë dhe në nivel kryenegociatorësh të të dyja palëve, që synonin zhbllokimin e zbatimit të marrëveshjes, përfunduan pa ndonjë rezultat.
Bashkimi Evropian pret komentet e palëve për të hartuar një propozim të ri mbi këtë proces
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co