Protesta e 11 korrikut, Kulluri: Zhvillohet në ditën e Samitit të NATO-s, do të gëzohen kundërshtarët tanë historikë

protesta e 11 korrikut kulluri zhvillohet ne diten e samitit te nato s do te gezohen kundershtaret tane historike
protesta e 11 korrikut kulluri zhvillohet ne diten e samitit te nato s do te gezohen kundershtaret tane historike

Edvin Kulluri, Sekretar i Marrdhënieve me Publikun, në atë që njihet si grupimi i demokratëve euroatlantikë, përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se protesta e thirrur nga opozita më 11 korrik, përkon me ditën e Samitit të NATO-s që do të mbahet në Uashingron.

Në këtë kuadër, Kulluri shprehet se nga kjo protestë që do të zhvillohet në Tiranë, të vetmit aktorë të huaj që gëzohen janë kundërshtarët historikë të Shqipërisë në Rajon dhe më në Lindje.

Postimi nga Edvin Kulluri

Në 2019 kur opozita destabilizoi pa asnjë shkak vendin u quajt lajthitje që ju faturua Bashës! Herën e dytë Foltorja organizon protestë ditën e Samitit të BE në Tiranë! Heren e tretë qëllon që ditën e Samitit të NATO-s në Ëashington në mes të një situate të trazuar ndërkombëtare e sidomos në Ukrainën që po sulmohet egërsisht nga Rusia, PD e drejtuar nga Berisha organizon proteste kombëtare!

Të vetmit aktorë të huaj që gëzojnë janë kundërshtarët tanë historikë në rajon dhe më në lindje!

Ndërkohë Rama mban me leje ndërtimi dhe bashkëpunon politikisht me Berishën, i cili qëndron në krye të kësaj axhende më së paku të dyshimtë!

Ndërsa Basha nuk del në përplasje me Berishën ç’ka ju kërkua në vitin 2021 pas shpalljes së tij person Non-Grata!

Këtu asnjëri nuk është partner i perëndimit dhe interesit shqiptar, thjeshtë ndajnë rolet për të zaptuar hapësirën politike!

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →