Lëviz ngadalë dhe ka vështrim të fiksuar/ Neurologu gjerman: Joe Biden, ja nga cilat probleme shëndetësore vuan

leviz ngadale dhe ka veshtrim te fiksuar neurologu gjerman joe biden ja nga cilat probleme shendetesore vuan
leviz ngadale dhe ka veshtrim te fiksuar neurologu gjerman joe biden ja nga cilat probleme shendetesore vuan

Ai ka një vështrim të fiksuar, lëviz ngadalë, nuk duket se është plotësisht i zgjuar. Që nga dueli televiziv, ka qenë e qartë se diçka nuk shkon me presidentin amerikan Joe Biden.

Vetë Biden sillet sikur mund të vazhdojë. Por një prej mjekëve më të mirë gjermanë në fushën e neurologjisë jep një diagnozë të hidhur për Presidentit amerikan, shkruan BILD.

Ai flet për simptomat – dhe më pas pyetja që ngre tabloidi gjerman është nëse Biden mund të mbijetojë një mandat tjetër në Shtëpinë e Bardhë.

Por me çfarë problemi shëndetësor përballet njeriu më i plotfuqishëm në botë?

Profesor Gereon Nelles, i specializuar në neurologji dhe kryeson Shoqatën Profesioniste të Neurologëve në landin e Rhine-Westfalisë, shprehet i bindur se Joe Biden ka probleme shëndetësore. Dhe në fakt këto nuk janë për shkak të moshës së tij (81 vjeç). Nelles ka konstatuar se Biden vuan nga hipomimi, që do të thotë se ai ka një aftësi të zvogëluar për të shprehur emocionet e fytyrës, përfshi edhe gëzimin e  trishtimin.

Por gjithashtu Nelles evidenton edhe disartrinë, ku personi shfaq probleme në komunikimin verbal për shkak të dobësisë ose mungesës së koordinimit të sistemit muskulor.

“Kjo është arsyeja pse shumë herë, Biden duket se është i hutuar dhe toni i zërit të tij është i ashpër”, shprehet profesori gjerman.

E ndërsa nuk përjashton mundësinë që Joe Biden të vuajë edhe nga parkinsoni, profesori gjerman i neurologjisë, shprehet se nuk mund ta thotë këtë gjë me siguri të plotë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →