Kosova

Osmani takon presidentin kroat Milanoviç: Kroacia mike e Kosovës, folëm për të ardhmen e vendit tonë

osmani takon presidentin kroat milanovic kroacia mike e kosoves folem per te ardhmen e vendit tone
osmani takon presidentin kroat milanovic kroacia mike e kosoves folem per te ardhmen e vendit tone

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka takuar homologun e saj kroat, Zoran Milanoviç, në Samitin e NATO-s në Uashington. Osmani tha se ka pasur një takim produktiv me Milanoviç dhe kanë folur për synimin e Kosovës për anëtarësimin e NATO-s.

“Diskutuam aspiratën e Kosovës për t’u anëtarësuar në NATO dhe mbështetjen jetike nga aleatët tanë kroatë. Falënderova Presidentin Milanović që gjithnjë ka qenë zë i fuqishëm pro anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe në organizata të tjera ndërkombëtare,” tha ajo.

Osmani është në Uashington për të marrë pjesë në aktivitete, që mbahen në kuadër të Samitit të NATO-s, ku shënohet edhe 75-vjetori i organizatës ushtarake dhe që i dedikohet agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts