Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në rrjetet sociale, shprehet se në 6 muajt e parë të vitit 2024, në Shqipëri kanë hyrë 4.5 milionë vizitorë.
Rama shprehet se në pikun e turizmit, Shqipëria po prezanton ofertën e saj, me përgjegjësinë për cilësi në shërbim.
“4.5 milionë vizitorë të huaj erdhën në Shqipëri në gjashtë muajt e parë të këtij viti, ose +34% krahasuar me vitin e kaluar 🏆
Ndërkohë kemi hyrë në pikun e flukseve turistike ku së bashku me operatorët privatë që çdo ditë prezantojnë ofertën shqiptare por edhe me përgjegjësinë e jashtëzakonshme të ofrimit të cilësisë së shërbimit, si edhe me bashkitë e me gjithë institucionet publike jemi në koordinim për mbarëvajtjen e sezonit veror 🏖️☀️🌊👒”, shkruan Rama.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co