Shqiperia

Tabaku reagon për vendimin e GJK: Rrëzimi Ligjit të Komisioneve Hetimore rikthen kuvendit në binarët e kushtetutës

tabaku reagon per vendimin e gjk rrezimi ligjit te komisioneve hetimore rikthen kuvendit ne binaret e kushtetutes
tabaku reagon per vendimin e gjk rrezimi ligjit te komisioneve hetimore rikthen kuvendit ne binaret e kushtetutes

Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka reaguar pasditen e sotme mbi vendimin që ka marrë Gjykata Kushtetuese në lidhje me Ligjin e Komsioneve Hetimore. Kryetarja e komisionit të Çështjeve Europiane e ka quajtur këtë vendim si një “hap që jep mundësinë kuvendit të rikthehet në shinat e funksionalitetit dhe kushtetuteshmërisë”. Ajo e ka quajtur krizën e krijuar nga mazhoranca si artificiale dhe këtu i referohet vendimit të mazhorancës për të bllokuar për mbi katër muaj ngritjen e komisioneve hetimore.

Tabaku iu referua këtij bllokimi të pakuptimtë dhe më pas në statusin e saj në rrjetet sociale ajo ka vijuar ta cilësojë ligjin e propozuar nga mazhoranca si “të sajuar me porosi” me qëllim shmangien e plotë të “thelbit të ngritjes së komisioneve hetimore”. Kujtojmë që deputetja e PD, Tabaku, dhe nënkryetarja e Kvuendit Felaj kanë pasur përlasje të mëhershme në lidhje me propozimet ligjore. Parlamenti kundërshtoi marrjen në shqyrtim të ligjit të deputetes demokrate ndërkohë që analizoi vetëm ligjin e prpozuar nga nënkryetarja e kuvendit Felaj.

Kjo, sipas ligjvënëses demokrate, i ka dhënë mundësinë kuvendit që të rikthejë dialogun dhe gjithashtu edhe debatin e dobishëm për miratimin e një ligji brenda normave kushtetuese. Fitorja, shkruan ajo në rrjetet sociale, i jep shansin kuvendit dhe kryetares së tij që të nxjerrë në dritë propozimin e grupit parlamentar të PD për këtë çështje,

Më poshtë postimi i plotë i postuar në rrjetet socaile nga Tabaku:

Rrëzimi i Ligjit për Komisionet Hetimore nga Gjykata Kushtetuese është një tjetër hap që i jep mundësinë Kuvendit të Shqipërisë të rikthehet në shinat e funksionalitetit dhe kushtetueshmërisë. Kriza artificiale që prodhoi mazhoranca në fillim duke mos lejuar ngritjen e komisioneve hetimore, pastaj duke sajuar një ligj me porosi për t’iu shmangur thelbit të ngritjes së Komisioneve u rrëzua përfundimisht sot.

Përgëzime të përzemërta koleges Çupi dhe këshilltarit ligjor në PD, Marash Logut, që edhe një herë dëshmuan drejtësinë e qëndrimit të Grupit Parlamentar të PD në lidhje me Komisionet Hetimore.

Fitorja, i jep shansin këtij kuvendi që të rikthehet drejt ligjshmërisë. Ndryshimet e njëanshme janë të destinuara të dështojnë. Uzurpimi i hapësirës kushtetuese dhe ligjore të opozitës është i destinuar të dështojë. Në sirtaret e kuvendit gjendet ende drafti që kam propozuar në emër të grupit parlamentër të Partisë Demokratike për Ligjin e Komisioneve Hetimore. Ndryshime të kryera mbas gjetjeve në komisionin e inceneratorëve dhe bisedës me ekspertët. Në drejtësinë e këtij vendimi është që kyretarja e parlamentit të nxjerrë në dritë atë propozim dhe ta diskutojmë për ta përmisuar dhe rikthyer hapësirën e cunguar opozitës.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts