Në Kingdom Arena (Riyadh), u zhvillua sonte ndeshja miqësore e dy superfuqive të Arabisë Saudite, në prag të rinisjes së kampionatit. Al-Nassr u imponua 0-2 ndaj Al-Hilal, në sfidën e luajtur sonte.
Sfida u zhbllokua nga mesfushori serb Milinkovic-Savic në minutën e 17-të, përpara se Al-Dawsari të dyfishonte llogaritë në minutën e 30-tën.
Cristiano Ronaldo ishte titullar në këtë takim për skuadrën e Luis Castro, por pa mundur dot të bëjë ndryshimin në këtë sfidë. Asgjë e prodhuar nga CR7, i cili ishte në hije ndaj rivalëve kryesorë, ndërsa për t’u përmendur është vetëm një karton i verdhë i marrë në minutën e 54-të. 10 minutat shtesë nuk sollën gol, me skuadrat që tashmë duhet të kthejnë sytë nga kampionati.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co