Bota Sport

Një tjetër finale e parakohshme në Euro 2024, publikohen formacionet zyrtare të Spanjë-Francë

nje tjeter finale e parakohshme ne euro 2024 publikohen formacionet zyrtare te spanje france



































Spanja dhe Franca përballen sot në gjysmëfinalet e EURO 2024 në Mynih, në atë që është cilësuar si një tjetër finale e parakohshme e turneut.

spanje-france

Përballë vendoset skuadra që ka dhuruar lojën më të bukur gjatë këtij edicioni, me ekipin më cinik të turneut, i cili ka shkuar deri në këtë pikë çuditërisht falë 2 autogolave, një penalltie në kohë të rregullt dhe një serie penalltish në çerekfinale.

Dy ideologjitë e ndryshme të futbollit do të përballen sot në Mynih, për të caktuar një finaliste, me shumëkënd që mendon se ky duel do të jetë ai i cili do të prodhojë edhe emrin e ekipit fitues të turneut.

FORMACIONET ZYRTARE

SPANJA: Unai Simon; Hesus Navas, Naço, Laport, Kukureja; Rodri, Fabian Ruiz; Lamin Jamal, Dani Olmo, Niko Uilliams; Morata.
Trajner: Luis De La Fuente

FRANCA: Menja; Kunde, Upamekano, Saliba, T. Hernandez; Kante, Tçuameni, Rabio; Dembele, Kolo Muani, Mbape.
Trajner: Didier Deshamp

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts