Ish-senatori amerikan Jim Inhofe, ish-kryetar i Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Senatit dhe një nga mohuesit më të zëshëm të ndryshimeve klimatike në Senatin amerikan, është ndarë nga jeta, njoftoi të martën Lideri i Pakicës në Senat, Mitch McConnell.
Jim Inhofe ishte një mbështetës i çështjes së Kosovës për liri e pavarësi.
Inhofe, 89 vjeç, shërbeu në Senatin amerikan nga viti 1994 deri kur u tërhoq në vitin 2023, ka raportuar CNN.
Ai shërbeu si republikani kryesor në Komitetin e Shërbimeve të Armatosura të Senatit në vitet e tij të fundit në Senat.
Ai kishte një karrierë politike 55-vjeçare dhe njihet për rolin e tij shumë të rëndësishëm.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co