Bota

Vijojnë sulmet izraelite mbi Gaza, humbin jetën dhjetëra civilë

vijojne sulmet izraelite mbi gaza humbin jeten dhjetera civile
vijojne sulmet izraelite mbi gaza humbin jeten dhjetera civile

Zyrtarët palestinezë thanë se një sulm ajror i Izraelit në jug të Gazës vrau së paku 29 njerëz.

Sulmi goditi mbi çadrat e familjeve të zhvendosura jashtë një shkolle në qytetin Abasan.

Shumica e viktimave ishin gra dhe fëmijë, thanë zyrtarët mjekësorë palestinezë.

Ushtria izraelite tha se po i analizon raportet për dëmtimin e civilëve.

Ajo tha se incidenti ka ndodhur gjatë goditjes me “municione të sakta” të një luftëtari të Hamasit, i cili ka marrë pjesë në sulmin e 7 tetorit në Izrael.

Hamasi – grup i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe fuqi të tjera – ka sulmuar Izraelin vjeshtën e kaluar, duke vrarë mbi 1.200 njerëz dhe duke marrë peng qindra të tjerë.

Në përgjigje, Izraeli është duke kryer një fushatë masive sulmesh në Gazë – enklavë e kontrolluar nga Hamasi.

Sipas autoriteteve atje, mbi 38.000 njerëz janë vrarë prej se ka nisur lufta.

Në të gjithë Gazën të martën, sipas mjekëve, u vranë më shumë se 40 palestinezë në sulmet ajrore izraelite.

Shpresat e banorëve të Gazës për armëpushim janë ringjallur pasi Hamasi, javën e kaluar, ka pranuar një pjesë kyçe të një propozimi të SHBA-së për ndaljen e luftimeve.

Ndërmjetësuesit e Katarit dhe të Egjiptit, të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, janë duke i vazhduar bisedimet këtë javë në Doha./REL

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts