Bota

Senatorët amerikanë rikonfirmojnë përkushtimin e SHBA-së ndaj Ballkanit Perëndimor

senatoret amerikane rikonfirmojne perkushtimin e shba se ndaj ballkanit perendimor
senatoret amerikane rikonfirmojne perkushtimin e shba se ndaj ballkanit perendimor

Bashkëkryetarët e Grupit Vëzhgues të NATO-s në Senatin amerikan, demokratja Jean Shaheen dhe republikani Thom Tillis, shprehën të martën përkushtimin e tyre ndaj paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe diskutuan mënyrat se si Shtetet e Bashkuara mund t’i mbështesin aspiratat e vendeve të rajonit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Dy senatorët i shprehën qëndrimet e tyre në një njoftim për mediat, pas një takimi që zhvilluan në Uashington me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, dhe ministrin e Jashtëm të Malit të Zi, Fillip Ivanoviq, të cilët gjenden atje për Samitin e NATO-s.

Senatorët vlerësuan kontributet e këtyre vendeve në NATO, mbështetjen e vazhdueshme të tyre për Ukrainën dhe rolin e tyre ndaj stabilitetit rajonal.

“Ne kemi mundësi të demonstrojmë përkushtimin tonë ndaj Ballkanit Perëndimor, duke mbështetur përparimin e secilit nga këto vende drejt anëtarësimit në BE – gjë që do të ndihmonte që aleanca jonë transatlantike të arrinte stabilitet rajonal dhe global”, tha senatorja Shaheen.

“Rajoni i Ballkanit Perëndimor është kritik për sigurinë e Evropës dhe, si bashkëkryetarë të Grupit Vëzhgues të NATO-s në Senat, ne e bëmë të qartë se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për t’iu kundërvënë regjimeve totalitare”, tha senatori Tillis.

Në takim morën pjesë edhe senatorët republikanë: Mike Rounds, Jerry Moran dhe Pete Ricketts, raporton Zëri i Amerikës.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts