Lamine Yamal u shpall lojtari i ndeshjes, me talentin spanjoll që jo vetëm realizoi një super gol, por në çdo rast ishte kërcënues me topin në këmbë: “Gjëja më e rëndësishme ishte të arrinim në finale, tani dëshirojmë titullin”, u shpreh Yamal duke u ndalur më pas te goli i realizuar:
“Në ato momente mendova vetëm të nxirrja topin në këmbën time, të godisja, për fat shkoi mirë. Jam shumë i lumtur, por unë mendoj vetëm për fitoren, objektivi im është të sjellim në shtëpi atë trofe”, u shpreh Yamal.
Jo vetëm 16-vjeçari, në këtë Evropian, një pikë shumë e fortë e Spanjës është kthyer edhe Dani Olmo, i cili përballë Francës realizoi golin e tij të tretë në “Euro2024”: “Po bëjmë një punë të shkëlqyer, e meritonim këtë finale, tani mungon vetëm një hap i vogël. Kë preferoj në finale? Nuk më intereson, e rëndësishme është që jemi ne”, theksoi Olmo për mediat.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co