“Deja vu” për Çekinë, Presidenti i Federatës së Futbollit: Short i vështirë, Shqipëria me ambicie të ngjashme

deja vu per cekine presidenti i federates se futbollit short i veshtire shqiperia me ambicie te ngjashme

Për Çekinë sërish “Deja Vu”, sërish përballë do jetë Shqipëria, jo në kualifikuese Europiani, por në Nations League. Presidenti i Federatës së futbollit të Çekisë, Petr Fousek, komentoi shortin, ku goglat i vendosën në një grup me Gjeorgjinë, Ukrainën dhe Shqipërinë, me të cilët kanë bilanc negativ në ndeshjet e fundit.

“Mendoj se është një short i vështirë, por nga ana tjetër, Liga e Kombeve është një kampionat i vogël europian dhe ne nuk mund të zgjedhim. Mendoj se ambicia jonë duhet të mbetet për të fituar ngjitjen në Ligën A.

Forma aktuale sigurisht që do të vendosë, por në çdo rast është një përgatitje fantastike për kualifikueset e Botërorit. Ne nuk mund të heqim dorë nga objektivat në formën e përparimit. Skuadrat e tjera sigurisht që do të kenë ambicie të ngjashme” – Tha Fousek.

Fousek 3 20210604100810

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →