Java e ardhshme pritet të regjistrojë temperatura deri në 44 gradë celcius. Kjo të paktën sipas një parashikimi nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, i cili njoftoi se ditën e hënë dhe ditën e martë temperaturat pritet të shkojnë deri në 44 gradë celsius.
“Vala e të nxehtit tashmë ka përfshirë vendin tonë, ditën e djeshme termometri regjistroi vlerën 40 gradë në qytetin e Elbasanit. Ditën e sotme ne presim një rritje të mëtejshme të temperaturave, të cilat në orët e mesditës parashikohet që termometri të shkoi deri në 42 gradë celsius në zonat e ulëta.
Edhe ditët në vijim pritet që kjo valë e të nxehtit të jetë prezente mbi vendin tone. Temperaturat e larta do të na shoqërojnë deri në mesin e javës tjetër”, njoftoi SHMU.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co