Sport

Euro 2024/ Yamal në histori, “parakalon” edhe legjendën braziliane Pele

euro 2024 yamal ne histori parakalon edhe legjenden braziliane pele
euro 2024 yamal ne histori parakalon edhe legjenden braziliane pele

Spanja triumfoi përballë Francës, duke siguruar finalen e Kampionatit Evropian, gjë që nuk e bënte që prej finales ndaj Italisë, në vitin 2012. Ajo që ra në sy, sikundër ka ndodhur në fakt në çdo ndeshje të këtij evropiani ishte performanca e jashtëzakonshme e talentit 16 vjeçar, Lamine Yamal, i cili me sfidën e zhvilluar dje theu një tjetë rekord botëror, duke “parakaluar” madje një legjendë të futbollit botëror, siç është braziliani Pele.

Adoleshenti i talentuar spanjoll realizoi një eurogol në gjysmëfinalen e fituar me përmbysje 2-1 përballë Francës. Duke u bërë jo vetëm golashënuesi më i ri që shënon në Europian,por edhe më i riu (16 vjeç e 362 ditë) që luan në një gjysmëfinale Europiani apo Botërori, duke “parakaluar” një legjendë si braziliani Pele. I cili ishte vetëm 17 vjeç e 244 ditë kur zbriti në fushë në gjysmëfinalen e Kupës së Botës Suedi 1958.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts