Shqiperia

Protesta e 11 korrikut, Idrizi: E mbështes, është gjëja e duhur. Reforma zgjedhore film i parë…

protesta e 11 korrikut idrizi e mbeshtes eshte gjeja e duhur reforma zgjedhore film i pare
protesta e 11 korrikut idrizi e mbeshtes eshte gjeja e duhur reforma zgjedhore film i pare

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, tha në rubrikën “Opinion” në News24 se SPAK duhet të mbështetet në të gjithë lëvizjet që bën, por në anën tjetër duhet të lëvizë më shpejt.

Referuar protestës së 11 korrikut, Idrizi tha se i mbështet protestat pasi ato janë shprehje e nevojës që ka vendi qoftë edhe për ndryshim.

Idrizi tha se nëse opozita do të dalë në protestë për të potencuar çështjet që shqetësojnë qytetarët, natyrisht që do të ketë një pjesëmarrje edhe më të lartë. “Nëse qytetarëve do tu thuhet ejani në protestë që të rrëzojmë Edi Ramën që të vijë Sali Berisha, natyrisht me këtë motivon militantët, por jo qytetarët”, tha Idrizi. Në këtë mënyrë, kreu i PDIU kërkoi që të adresohen problemet që kanë qytetarët.

[embedded content]

Lidhur me reformën zgjedhore, Idrizi tha se për të deri më sot kanë vendosur dy dinosaurët e politikës shqiptare, që janë dy partitë e mëdha, që herë binin dakort, herë nuk binin dakort. Ai e konsideroi reformën zgjedhore dhe diskutimet që bëhen si një film që është parë dhe është stërparë në 3 dekada.

Idrizi tha se duhet të kuptohet që ditën e zgjedhjeve nuk ka të mëdhenj dhe të vegjël, duhet ti japim fuqinë qytetarëve shqiptarë që me të votën e tyre të përcaktojnë kush janë të mëdhenjtë dhe të vegjëlit.

Kreu i PDIU tha se opozita nuk duhet të operojë me bashkime mekanike, por ka nevojë për një ekip të ri.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts