Samiti i NATO-s në Uashington ka marrë vendimin e parë të rëndësishëm sa i takon konfliktit në Ukrainë. Presidenti i SHBA, Joe Biden, kryeministri holandez Dick Schoof dhe kreu i qeverisë daneze, Mette Frederiksen kanë mbajtur një deklaratë të përbashkët.
Ata pohuan se kanë rënë dakord për t’i dhuruar Ukrainës avionë F-16 nga Danimarka dhe Holanda. Avionët luftarakë janë prodhim amerikan.
“Ne, bashkë-udhëheqësit e Koalicionit të Kapaciteteve të Forcave Ajrore për Ukrainën, kemi punuar për të ofruar avionë luftarakë operacionalë F-16 për Ukrainën. Qeveria daneze dhe holandeze janë në proces të dhurimit të F-16 të prodhimit amerikan për Ukrainën, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara…”, thuhet në deklaratën e përbashkët të Biden, Schoof dhe Frederiksen.
Deklarata e përbashkët është shpërndarë edhe nga ambasada e SHBA në Tiranë.
”Ne do të vazhdojmë të koordinohemi bashkërisht në mbështetje të mundësisë së Ukrainës për t’u mbrojtur kundër agresionit rus”, vijon më tej deklarata e përbashkët.
Postimi i Ambasadës së SHBA:
“Ne, bashkë-udhëheqësit e Koalicionit të Kapaciteteve të Forcave Ajrore për Ukrainën, kemi punuar për të ofruar avionë luftarakë operacionalë F-16 për Ukrainën. Qeveria daneze dhe holandeze janë në proces të dhurimit të F-16 të prodhimit amerikan për Ukrainën, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara…Ne do të vazhdojmë të koordinohemi bashkërisht në mbështetje të mundësisë së Ukrainës për t’u mbrojtur kundër agresionit rus.” – Deklaratë e përbashkët për F-16 për Ukrainën nga presidenti i SHBA-së Joseph R. Biden, kryeministri holandez Dick Schoof dhe kryeministrja daneze Mette Frederiksen.
![Avionë F-16 për Ukrainën, SHBA, Holanda dhe Danimarka japin “Ok”: Bashkë kundër agresionit rus 2 Capture](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/07/avione-f-16-per-ukrainen-shba-holanda-dhe-danimarka-japin-ok-bashke-kunder-agresionit-rus.jpg)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co