Sport

Merkato/ Idea e “çmendur” e Milanit, tenton yllin turk të Real Madrid

merkato idea e cmendur e milanit tenton yllin turk te real madrid
merkato idea e cmendur e milanit tenton yllin turk te real madrid

Milan është skuadra që po lëviz më së shumti në merkato këto ditë. Drejtuesit kuqezinj pas zgjedhjes së portugezit Fonseca në krye të skuadrës, janë duke menduar, për kompletimin e skuadrës me elementë cilësore. Më emergjente, pas largimit të Giroud, mbetet sulmi pasi ende nuk është përzgjedhur identiteti i lojtarit, që “Djalli”, do të tentojë ta bëjë pjesë të skuadrës sezonin e ardhshëm.
Orët e fundit mediat italiane kanë hedhur hipoteza, për një lëvizje që pa ekzagjerim, mund të konsiderohet një operacion i “çmendur”. Sipas tyre kuqezinjtë po bëjnë një sondazh për të kuptuar mundësitë që kanë,për të sjellë në Milanello yllin turk të Real Madrid, Arda Guler.

Për momentin, mund të konsiderohet vetëm një fantazi e merkatos së verës, pasi Guler pas evropianit të zhvilluar duket se do të jetë një nga lojtarët kyç të skuadrës së Ancelottit sezonin e ardhshëm.Por kuqezinjtë duket se e kanë gati planin. Ata do të tentojnë të finalizojnë operacionin, njësoj siç bënë edhe me Brahim Diaz. E vetmja gjë që mund të jetë në favor të kryerjes së kësaj tratative, mund të jetë ardhja e Kylian Mbappe sezonin e ardhshëm, që mund të uli ndjeshëm minutazhin e 19 vjeçarit turk,

Mbetet për t’u parë nëse drejtuesit e Milani do të nisin kontaktet me mbretërorët, për parë mundësinë e transferimit me huazim të Arda Guler, në Milano.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts