Bota Sport

Benzema “bën ligjin” dhe lë Piolin pa milionat e sheikëve, Al Itihad zgjedh ish-trajnerin e Francës

benzema ben ligjin dhe le piolin pa milionat e sheikeve al itihad zgjedh ish trajnerin e frances



































Karim Benzema në fund tregoi se është ai që bën ligjin në klubin  e Al Itihad dhe dëshira e tij për të mos pasur Stefano Piolin si trajner është përmbushur. Tekniku italian kishte akordin me drejtuesit e klubit saudit, por klubi ka zgjedhur një tjetër teknik pas insistimit të lojtarit francez.

benzema pioli

Pioli ishte gati të firmoste kontratën trevjeçare me rrogë prej rreth 15 milionë eurosh në vit.

Por Benzema doli kundër dhe pasi kërkoi Kristof Galtie fillimisht, në fund një tjetër trajner francez do të marrë drejtimin e klubit.

Mediat franceze bëjnë të ditur se trajneri i ri i Al Itihad do të jetë Loren Blank.

Ish-trajneri i Francës ka dhënë pëlqimin e tij dhe pritet të prezantohet në ditët në vijim në klubin në fjalë. Ai do të përfitojë një rrogë prej 8 milionë eurosh në vit plus 2 milionë euro bonuse.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts