Bota

Zjarr tek ish-uzina e baterive në Berat, flakët përparojnë drejt depozitave të gazit dhe banesave. Zjarrfikësit vënë në kontroll situatën

zjarr tek ish uzina e baterive ne berat flaket perparojne drejt depozitave te gazit dhe banesave zjarrfikesit vene ne kontroll situaten



































Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në ish-uzinën e baterive në Berat, duke rrezikuar banesat e disa qytetarëve aty parë.

zjarr berat

Mësohet se zjarri ishte shumë pranë depozitave të gazit dhe banesave të lagjes “Donika Kastrioti”. Pas njoftimit në marrë, në zonë janë nisur grupet e shërbimit me 4 mjete zjarrfikëse.

Edhe pse era dhe temperaturat e larta po e devijonin zjarrin drejt banesave të lagjes dhe depozitave të gazit, zjarrfikësit bën të mundur lokalizimin e flakëve në një kohë të shkurtër dhe fikjen e tij, duke shmangur rrezikun.

Sipas zjarrfikësve në vendngjarje, dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm dhe po punohet për identifikimin e autorëve.

Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe me shkurre e bimësi, por ende nuk është përcaktuar sipërfaqja e saktë e djegur nga zjarri.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts