Egnatia nis rrugëtimin në Ligën e Kampioneve, ekspertët e statistikave zbulojnë përqindjen e mundësive për të arritur fazën e grupeve në Europë

egnatia nis rrugetimin ne ligen e kampioneve ekspertet e statistikave zbulojne perqindjen e mundesive per te arritur fazen e grupeve ne europe

Skuadra e Egnatias është e para nga pjesëmarrëset e Kategorisë Superiore që do zbresin në fushë në kompeticionet europiane. Rrogozhinasit luajnë sot përballë Borac Banja Luka në Ligën e Kampioneve, por duke qenë të ndërgjegjshëm që edhe nëse nuk ia dalin të përparojnë në turneun më të rëndësishëm për klube në Europë, mund të vazhdojnë rrugëtimin në kompeticionet e tjera.

Ekspertët e statistikave të “Football Meets Data”, kanë bërë përllogaritjet për shanset e çdo skuadre pjesëmarrëse në turet eliminatore të Ligës së Kampioneve, për të shkuar deri në fazën në grupe të turneve të UEFA-s.

Në bazë të simulimeve të tyre kompjuterike, Egnatia ka 0,1% mundësi të arrijë grupet e Ligës së Kampioneve, 4% mundësi të shkojë në fazën në grupe të Ligës së Europës dhe 47% mundësi që të shkojë në fazën në grupe të Ligës së Konferencës. Në total, rrogozhinasit në bazë të simulimeve përfundojnë në 52% të rasteve në fazën në grupe të turneve të organizuara nga UEFA.

333
333

Për Ballkanin, shanset për Ligën e Kampioneve janë 0,1%, 8% për Ligën e Europës dhe 59% për Ligën e Konferencës. Këto simulime vendosin shanset e Strugës përkatësisht në 0,1%, 2% dhe 16%. Ndërsa shanset e Deçiçit janë 0%, 1% dhe 11%.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →