Ronald Roland, një trafikant droge i dyshuar për furnizimin e karteleve meksikane të drogës, përfundoi në pranga për shkak të “zakonit” të gruas së tij: ajo ishte mësuar të shpërndante foto të udhëtimeve të tyre. Pas aktivizimit të gjeolokimit, policia federale arriti të kapte 50-vjeçarin, i cili prej dy vitesh ishte në arrati.
I kapur nga një mbikëqyrje e rrjeteve sociale. Ronald Roland, një trafikant i njohur brazilian i drogës, i dyshuar për furnizimin e karteleve të drogës në Meksikë dhe drejtimin e një mega skeme pastrimi parash me kompani guacka, u arrestua nga policia federale falë një gabimi të bërë nga gruaja e tij, Andrezza de Lima Joel.
Siç raportohet nga mediat lokale, gruaja aktivizoi vendndodhjet gjeografike për të ndarë fotot e pushimeve në rrjetet sociale, duke zbuluar në mënyrë efektive se ku ishin ajo dhe shoqëruesi i saj i kërkuar.
Narcotraficante brasileiro que levava vida de luxo e não fazia questão de esconder é preso pela PF. Ronald Roland é acusado de movimentar R$ 5 bilhões com o tráfico internacional de drogas. Segundo as investigações, havia uma grande engrenagem para lavar dinheiro, com mais de 100… pic.twitter.com/jmOEt7Hmhb
— GloboNews (@GloboNews) July 8, 2024
Ronald Roland, 50 vjeç, u gjet dhe u arrestua më 2 korrik nga Policia Federale në Guarujá (São Paulo), pas dy vitesh në arrati. Ajo që e tradhtoi ishte dëshira e gruas së dytë për t’u ekspozuar, e cila zakonisht ndan udhëtimet me avion privat të burrit të saj në Instagram, nga Dubai në Maldive, përmes Kolumbisë dhe Francës. Për kapjen e burrit, Ronald Roland, policia zhvilloi një operacion blic në shtatë shtete, ku sekuestroi para, bizhuteri, armë, 34 makina, një varkë dhe dy avionë. Përveç tij, në pranga përfunduan edhe tetë të tjerë.
Kjo nuk është hera e parë që 50-vjeçari përfundon në pranga për shkak të “vesit” social të bashkëshortes. Në vitin 2019, pasi përfundoi në listën e kuqe të Interpolit, ai u kap pasi gruaja e tij e parë postoi vendndodhjen ku ata ndodheshin në një rrjet social, në Zonën Lindore të São Paulo. Në atë kohë, trafikanti i drogës sapo kishte bërë një operacion plastik në fytyrë.
Një makth që përsëritet për Rolandin, i arrestuar dy herë në të njëjtën mënyrë.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co