Shqiperia

Dënimi i Fredi Belerit/ Xhufi: Duhej të ishte gjykuar e dënuar më parë për krimet…

denimi i fredi belerit xhufi duhej te ishte gjykuar e denuar me pare per krimet
denimi i fredi belerit xhufi duhej te ishte gjykuar e denuar me pare per krimet

Akademiku dhe historiani Pëllumb Xhufi në emisionin “Open” në News24, duke folur për vendimin e Apelit të GJKKO-së ndaj Fredi Belerit, që la në fuqi dënimin me dy vjet burg për korrupsion zgjedhor, tha se gjykatësit janë njerëz të ligjit, kanë arsyet e tyre, por është një nga ato çështjet që autoritetet kanë “dorë vetë”.

Xhufi tha se gjykimi i Fredi Belerit duhej të ishte bërë kohë më parë, pasi është akuzuar për një krim shumë të rëndë, për masakrën e Peshkëpisë, është gjetur fajtor, ka qenë në të njëjtën makinë me personat e akuzuar, kishin armë në makinën e tyre.

[embedded content]

Ai tha se Beleri është dënuar edhe në Shqipëri për thirrjet që ka bërë.

“Dënimi është bërë mbi bazën e fakteve, kemi një sistem gjyqësor të monitoruar nga të gjithë palët, përfshi edhe Greqinë. Ai është futur shumë thellë jo vetëm në çështjen e blerjes së votave, por edhe në shpërndarjen e dokumenteve, pra ofronte favore dhe privilegje për njerëzit që donin të shkonin në Greqi”, tha Xhufi.

Në vijim të komentit për rastin Beleri, Xhufi u shpreh se Tirana zyrtare ka të drejtë në debatin që krijoi kjo çështjes me Athinën zyrtare.

“Faji i institucioneve në Shqipëri është që e lanë të kandidonte një person që ka pasur probleme me ligjin”, tha Xhufi.

Lidhur me zgjedhjen e Belerit si eurodeputet, Xhufi tha se Beleri nuk mund të krijojë asnjë problem për çështjen shqiptare apo për Tiranën zyrtare. “Ai do të përfaqësojë Greqinë, nuk mendoj se Tirana zyrtare, do të vuajë shumë apo duhet të heqë dorë nga gjithë kjo luftë e drejtë që ka bërë për çështjen Beleri”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts