Gjykata e lartë e Bangladeshit ka pezulluar sot përkohësisht kuotat ndarëse të vendeve të lakmuara të punës në administratën shtetërore pas protestave të mijëra studentëve që e quanin ‘sistem diskriminues.’
Sistemi i kontestuar përcaktonte më shumë se gjysmë e vendeve të punë së paguara mirë në shërbimin civil, për grupe të caktuara shoqërore si për shembull fëmijët e heronjve të pavarësisë.
Por prej fillimit të muajit studentët protestues kërkonin një sistem të bazuar te merita, ndërsa demonstratat masive sollën bllokime të autostradave dhe linjave hekurudhore.
“Nuk kthehemi në klasa derisa të plotësohen kërkesat tona,” tha organizatori i protestave Rasel Ahmed i universitetit të Chittagong, për rrjetin AFP.
Sistemi i kontestuar i kuotave ishte anulluar prej protestave edhe më herët në 2018 por u rivendos muajin që shkoi nga gjykata në Dhaka duke shkaktuar menjëherë zemërim mes studentëve
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co