Bota Sport

“E kemi analizuar mirë Torpedon”, trajneri Shkëmbi: Luftë për çdo top, Tirana do të bindë

e kemi analizuar mire torpedon trajneri shkembi lufte per cdo top tirana do te binde



































Nga Gjeorgjia në konferencë për shtyp ka dalë Bledi Shkëmbi. Trajneri i Tiranës do të drejtojë për herë të parë në një ndeshje zyrtare bardheblutë, në ndeshjen e orës 19:00, ku përballë do të jetë Torpedo Kutaisi, e vlefshme për turin e parë të Ligës së Konferencës.shkembiShkëmbi thotë se kundërshtari është analizuar mirë, por ai thekson se lojtarët e tij duhet të luftojnë për çdo top dhe në çdo duel. Numri një i stolit shpreh keqardhje për incidentin me Ismailin dhe shpreson që kjo situatë të mos ketë qenë dashakeqe.

Shkëmbi, debutoni në një ndeshje zyrtare me Tiranën, si e analizoni këtë përballje?

Është e vërtetë dhe ne kemi ndjekur kundërshtarin, ashtu siç na kanë ndjekur ata ne. Kemi parë veç një skuadre të mirë që Torpedo ka, ka bërë edhe afrime shumë cilësore të paktën këtë muajin e fundit. Ashtu edhe ne kemi ndryshuar shumë lojtarë, por besojmë se kemi bërë diçka të mirë. E dimë që përballë kemi një kundërshtar cilësor dhe shumë të fortë, por në futboll gjithmonë ka shpresë dhe ne do të bëjmë maksimumin.

Sa e njihni Torpedon, çfarë ekipi është dhe sa shanse keni për ta kaluar?

Ne kundërshtarin jemi munduar ta njohim sa më mirë të jetë e mundur dhe për tu përgatitur sa më mirë. Sa i përket taktikës, mendoj se në futboll është shumë e rëndësishme që në futboll të japësh maksimumin, të kesh dëshirë, të vraposh dhe jam i bindur se lojtarët e mi do ta bëjnë këtë. Duhet të bëjë maksimumin për çdo top, duhet të luftojmë në çdo duel dhe nëse këto do i bëjmë mirë, kjo do të jetë edhe skuadra sulmuese.

Incidenti me Ismailin, a ju ka prishur punë mungesa e mbrojtësit të majtë?

Ne na vjen keq për Ismailin për këtë që ndodhi sepse është diçka e rëndë që një futbollist të vuajë pjesët politike dhe të kthehet në shtëpi dhe mos jetë këtu me ne, duke pasur parasysh që të gjitha dokumentet kanë qenë në rregull. Shpresoj të mos ketë qenë diçka dashakeqe. Megjithatë sa i përket futbollit, normal që na ka prishur punë. Është një lojtar që u afrua së fundmi dhe ka bërë mirë edhe në miqësore dhe do të kishim një lojtar plus.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts