“E drejta e jetës duhet mbrojtur”, Ilir Alimehmeti: Në Shqipëri mungojnë mjekët, ilaçet dhe shërbimet! Të bëhemi bashkë në protestë

e drejta e jetes duhet mbrojtur ilir alimehmeti ne shqiperi mungojne mjeket ilacet dhe sherbimet te behemi bashke ne proteste
e drejta e jetes duhet mbrojtur ilir alimehmeti ne shqiperi mungojne mjeket ilacet dhe sherbimet te behemi bashke ne proteste

Drejtuesi i departamentit të shëndetësisë në PD, Ilir Alimehmeti, në një konferencë për shtyp u shpreh se modeli qeverisës i kësaj mazhorance, ka vendosur koncesionet dhe përfitimet në qendër të vizionit të tyre dhe pacientin në periferi.

Ai u shpreh se në vendin tonë mungojnë mjekët, ilaçet dhe shërbimet, ndërsa ka ftuar shqiptarët të bëhen pjesë e protestës që do të mbahet mbrëmjen e sotme para Kryeministrisë.

Deklarata:
Miq, qytetarë!
1. Që në krye të herës, modeli qeverisës “Rama” erdhi në fuqi me gënjeshtrën e “Shëndetësisë Falas”. E tani çdo qytetar e ka të qartë se sa falas është kjo shëndetësi.
Plot 60% e shpenzimeve shëndetësore dalin direkt nga xhepi i qytetarit raporton OBSH-ja në fundin e vitit 2023, niveli më i lartë në Europë, pas 10 vitesh implementimit të “Shëndetësisë Falas”.
Sepse në fakt këtë vizion ka modeli i tyre qeverisës.

[embedded content]

2. Premtuan që do ta çonin shpenzimin publik të shëndetësisë në 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe pas 11 vitesh që e shkruajnë vetë buxhetin kjo vlerë është vetëm 2.78% e PBB.
• Niveli më i ulët i shpenzimit publik në Europë.
• As nivelin 3% nuk e kapin dot, jo më nivelin 5%.
• Jo se nuk munden, por se nuk duan.
• Duan që të jenë qytetarët ata që paguajnë.
• Sepse ky është vizioni i modelit të tyre qeverisës.
3 E këto pak para që kanë vendosur, ku shkojnë? Ku i çon ky model qeverisës? Mbi 455 milionë euro kanë përfunduar deri tani në xhepat e tyre përmes skemës së katër koncesioneve në shëndetësi.
4. Kujtoj miqtë e mi që falë këtij modeli qeverisës, ndërkohë që ju u përballët të vetëm me pandeminë COVID-19 duke paguar nga xhepi çdo shpenzim, testim, ekzaminim e trajtim, jo vetëm që u tallën duke pretenduar se rimbursimi i shpenzimeve ishte vetëm 40 euro për pacient, por pretenduan se ishin edhe menaxhuesit më të mirë të pandemisë në botë.
a. Por grupi ndërkombëtar i punës i udhëhequr nga Universiteti i Ëashingtonit tregoi qartë se deri në fundin e vitit 2021 kishin humbur jetën 17.300 shqiptarë, mbi 5-fish më shumë se sa pretendonte Ministria e Shëndetësisë deri atëherë.
b. E ky numër ka kaluar mbi 20.000 deri në fund të pandemisë, duke e bërë Shqipërinë një ndër 10 shtetet me menaxhimin më të keq në botë, falë vizionit të modelit të tyre qeverisës.
5. Për më tej, ky model qeverisës bazohet mbi krijimin e kapaciteteve të kufizuara.
a. Kapacitete të kufizuara burimesh njerëzore. Dhe e dimë shumë mirë se sa mjekë e infermierë janë larguar tashmë nga Shqipëria, duke bërë që të kemi numrin më të ulët të mjekëve për frymë në Europë sipas OBSH-së e të kemi zona pa fund pa mjekë.
b. Kapacitete të kufizuara shërbimesh. Dhe e dimë shumë mirë se si nuk kryhen sistematikisht shërbime të caktuara të spitalet publike që të krijohen hapësirat për shfrytëzime dhe abuzime.
c. Kapacitete të kufizuara mjekimesh. Dhe e dimë shumë mire se si ranë me një të katërtën shpenzimet për rimbursimin e barnave: nga 2.1% e shpenzimeve totale buxhetore në vitin 2013, në 1.6% në vitin 2024.
E, ndërkohë që fondi i rimbursimeve ka rënë me 3.4% të shpenzimit total të FSDKSH, nga 24% në 2019, në 20.6% në vitin 2023, shpenzimet për koncesionet u rritën me 2% të shpenzimit total të FSDKSH, nga 7% në 9%. Pra, qartazi, paratë e rimbursimeve të ilaçeve tuaja po shkojnë në xhepat e tyre.
Sepse ky është vizioni i modelit të tyre qeverisës.
Pikërisht ky model qeverisës, që bazohet mbi krijimin e mungesave, ka vendosur koncesionet dhe përfitimet në qendër të vizionit të tyre dhe pacientin në periferi.
E për të hedhur hi syve njerëzve që nuk marrin sistematikisht shërbimin shëndetësor prej vitesh me radhë, demonizon personelin shëndetësor, të fundit në listë në shkallë përgjegjësie, pasi rregulli kyç i përgjegjësive është që përgjegjësitë shkojnë për lart.
E kjo duhet të na bëjë të shohim qartësisht faktin se kemi aktualisht dy ish-Ministrat e Shëndetësisë të qeverive Rama 1, Rama 2 dhe Rama 3 në SPAK për korrupsion dhe shpërdorim detyre.
E në vend që të kërkojnë falje publike për dështimet e modelit të tyre qeverisës, ka disa ditë që Rama mbledh mjekët dhe në vend që të diskutojë me ta mbi mënyrën e zgjidhjes së kolapsit në shëndetësi dhe riparimin e këtij modeli problematik ai i kërcënon mjekët me masa represive.
Ne e njohim mirë këtë model që ka implementuar ai që prej ardhjes në pushtet në 2013 dhe që nuk ka prodhuar asnjëherë zgjidhje.
Epo ky model përçmues për jetën dhe shëndetin duhet kundërshtuar miqtë e mi!
E drejta e shëndetit duhet mbrojtur!
E drejta e jetës duhet mbrojtur!
Për këto arsye ju ftoj të gjithëve në protestën e datës 11 korrik!
Të protestojmë në emër të shëndetit!
Të protestojmë në emër të jetës!

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →