Sport

“E pabesueshme, e prisja pafund këtë moment” Watkins për golin e fitores: Ishte ndjesia më e bukur që kam provuar, jemi gati për Spanjën

e pabesueshme e prisja pafund kete moment watkins per golin e fitores ishte ndjesia me e bukur qe kam provuar jemi gati per spanjen
e pabesueshme e prisja pafund kete moment watkins per golin e fitores ishte ndjesia me e bukur qe kam provuar jemi gati per spanjen

Ollie Watkins ishte njeriu i ndeshjes në sfidën gjysmëfinale mes Holandës dhe Anglisë. Sulmusit të Aston Villës i mjaftuan vetëm 10 minuta që t’i dhuronte skuadrës angleze finalen e dytë rradhazi në evropian. Shumë i lumtur u shfaq ai pas përfundimit të ndeshjes:

“E pabesueshme, e prisja këtë moment prej javësh. Na u desh të punonim shumë, që të arrinim këtë sukses. Më erdhi mundësia të tregoja veten në fushë dhe mendoj se e bëra më së miri. Kur pash topin në rrjetë, për mua ishte ndjesia me e bukur që kam provuar ndonjëherë. Kemi edhe një ndeshje, do të jemi gati të djelën për Spanjën”, përfundoi Watkins.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts