Bota

SHBA paralajmëron rikthimin e raketave amerikane me rreze të gjatë veprimi në Gjermani, reagon Moska

shba paralajmeron rikthimin e raketave amerikane me rreze te gjate veprimi ne gjermani reagon moska
shba paralajmeron rikthimin e raketave amerikane me rreze te gjate veprimi ne gjermani reagon moska

Në vendimin e shpallur në samitin e 75-vjetorit të NATO-s, u tha se raketat amerikane me rreze të gjatë veprimi do të vendosen periodikisht në Gjermani nga vitit 2026 për herë të parë që nga Lufta e Ftohtë, shkruan BBC.

Bëhet fjalë për raketat Tomahawk dhe ato hipersonike SM-6 që kanë rreze dukshëm më të gjatë veprimi sesa ato ekzistuese, u tha në një kumtesë të përbashkët nga SHBA dhe Gjermania.

Raketa të tilla ndaloheshin me marrëveshjen e vitit 1988 mes SHBA dhe ish-Bashkimit Sovjetik, por se kjo marrëveshje u prish pesë vite më parë.

Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov tha se Moska do të reagojë me “përgjigje ushtarake kundrejt kërcënimit të ri”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts