Merr pa dëshirën e nënës djalin dhe largohet nga banesa, e pëson 33-vjeçari. Policia e gjen dhe ia kthen të ëmës

merr pa deshiren e nenes djalin dhe largohet nga banesa e peson 33 vjecari policia e gjen dhe ia kthen te emes
merr pa deshiren e nenes djalin dhe largohet nga banesa e peson 33 vjecari policia e gjen dhe ia kthen te emes

Një 33-vjeçar është proceduar penalisht pasi dyshohet se ka marrë pa dëshirë djalin dhe është larguar nga banesa.

Sipas komunikatës, bashkëjetuesja e 33-vjeçarit ka kryer një kallëzim dhe ka rrëfyer se i riu ka marrë pa dëshirën e saj djalin e tyre të mitur dhe është larguar nga banesa.

Fëmija është gjetur nga shërbimet e Policisë dhe i është kthyer nënës;

Njoftimi i policisë:

Komisariati i Policisë Shkodër referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin:

-M. N., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka bërë kallëzim bashkëjetuesja e tij, se ky shtetas ka marrë pa dëshirën e saj, djalin e tyre të mitur, dhe është larguar nga banesa. Fëmija është gjetur nga shërbimet e Policisë dhe i është kthyer nënës;

(Balkan web)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →