Sport

Kohë rekordesh, Tedi Cara në gjurmët e legjendës bardheblu

kohe rekordesh tedi cara ne gjurmet e legjendes bardheblu
kohe rekordesh tedi cara ne gjurmet e legjendes bardheblu

Tedi Cara falë aftësive të tij dhe viteve që numëron te Partizani ka arritur të “shkërmoqë” thuajse çdo rekord të pas viteve 2000.

Kavajasi vijon të jetë i kuq dhe të ndjekë rekorde të tjera, që në këtë rast nuk mbeten vetëm në kufijtë e klubit të Partizanit. Kavajasi shpërtheu vjet në Europë, duke e çuar në plot 8 gola rekordin e tij në ndeshjet ndërkombëtare. Sulmuesi me këtë shifër ka mbërthyer tashmë rekordin si shënuesi më i mirë i historisë së Partizanit në Europë, teksa tashmë ka shënjestruar një legjendë bardheblu, Indrit Fortuzin.

Ky i fundit numëron 10 gola në arenat europiane si pjesë e klubeve shqiptare dhe mban rekordin si shënuesi më i mirë i skuadrave të Superiores në kompeticionet europiane. Që në ndeshjen e sotme kundër Marsakslok, kavajasi do të përpiqet të ndihmojë ekipin me gola, por edhe të arrijë një legjendë si “Zogu”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts