Bota Lifestyle

SHBA, George Clooney i bën thirrje Biden të tërhiqet nga gara për President

shba george clooney i ben thirrje biden te terhiqet nga gara per president
shba george clooney i ben thirrje biden te terhiqet nga gara per president

Ylli i kinematografisë George Clooney i ka bërë thirrje presidentit amerikan Joe Biden të tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, disa orë pasi demokratja Nancy Pelosi hodhi poshtë pyetjet nëse ai duhet të vazhdojë kandidimin, sipas BBC.

Aktori i Hollivudit dhe mbledhësi i fondeve të Partisë Demokratike, tha se presidenti Biden kishte fituar shumë beteja në karrierën e tij, por e vetmja betejë që nuk mund të fitonte ishte lufta kundër kohës.

Deklarata e tij erdhi disa orë pasi Pelosi, ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, iu bashkua shqetësimit në rritje të partisë, duke thënë se koha “po mbaronte” që Biden të vendoste nëse do të qëndronte në garën kundër Donald Trump pas debatit katastrofik, në fund të muajit të kaluar.

“Është shkatërruese ta thuash, por Biden që takova në një mbledhje fondesh tre javë më parë nuk ishte i njejti me Joe Biden e 2010-ës. Ai nuk ishte as Joe Biden i vitit 2020”, tha Clooney.

“Ai ishte i njëjti njeri që të gjithë e pamë në debat”, tha ai.

“Udhëheqësit tanë të partisë duhet të ndalojnë së na thënë se 51 milionë njerëz nuk e panë atë që ne sapo pamë. Kjo ka të bëjë me moshën. Asgjë më shumë. Ne nuk do të fitojmë në nëntor me këtë president”, shtoi ai.

Kritikat në rritje ndaj kandidaturës së tij është shfaqur në javën më të rëndësishme të fushatës së vështirë të rizgjedhjes së Biden, ndërsa ai pret një samit të rëndësishëm të NATO-s në Uashington.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts