Bota

Patrulla e Rojës Bregdetare të SHBA-së hasë në anijet ushtarake kineze në afërsi të Alaskës

patrulla e rojes bregdetare te shba se hase ne anijet ushtarake kineze ne afersi te alaskes
patrulla e rojes bregdetare te shba se hase ne anijet ushtarake kineze ne afersi te alaskes

Një anijeve e Rojeve Bregdetare të SHBA-së gjatë patrullimit rutinor në Detin Bering, hasi në disa anije ushtarake kineze në ujërat ndërkombëtare, por brenda zonës ekskluzive ekonomike të SHBA-së, thanë zyrtarët të mërkurën.

“Ekuipazhi zbuloi tre anije afërsisht 200 kilometra në veri të kalimit Amchitka në Ishujt Aleutian”, u tha nga Rojat Bregdetare në një deklaratë, transmeton Telegrafi.

Pak kohë më vonë, një ekuipazh i helikopterit të Rojeve Bregdetare, vuri re një anije të katërt afërsisht 135 kilometra në veri të kalimit Amukta.

“Të katër anijet e Republikës Popullore të Kinës “kalonin tranzit në ujërat ndërkombëtare, por ende brenda Zonës Ekonomike Ekskluzive të SHBA-së”, e cila shtrihet 370 kilometra nga bregu i SHBA-së”, thuhet në deklaratë.

“Prania e anijeve kineze operoi në përputhje me rregullat dhe normat ndërkombëtare”, tha admirali Megan Dean, komandant i Rojave Bregdetare.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts