Shqiperia

Ndarja nga jeta e gazetarit Aristir Lumezi, Çipa: Ndërtoi një model që duhet ta kemi si shembull

ndarja nga jeta e gazetarit aristir lumezi cipa ndertoi nje model qe duhet ta kemi si shembull
ndarja nga jeta e gazetarit aristir lumezi cipa ndertoi nje model qe duhet ta kemi si shembull

Në rubrikën “Opinion” në News24, gazetari Aleksandër Çipa, drejtor i News24, shprehu konsideratat e tij ndaj Aristir Lumezit, Kryeredaktorit të gazetës Panorama, që u shua në moshën 57-vjeçare, pas një sëmundje të rëndë.

Çipa tha se ai ishte një gazetar që kurrë nuk mori një përgënjeshtrim gjatë punës së tij dhe ndërtoi një model që duhet ta kemi si shembull.

Çipa tha se ka punuar me Aristirin, duke theksuar se ai kishte një korrektesë të dukshme që në distancë, kishte një kulturë të komunikimit me njerëzit që rrallë mund ta gjesh në komunitetin tonë.

“Në planin profesional nuk e ndante raportin me leximin, kur iniciova krijimin e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë ishte ndër të parët që u anëtarësua.

[embedded content]

Ai kishte një sqimë se si i përqasej tekstit autorial, mënyrën se si e peshonte tekstin, nga vlera dhe pesha specifike e tekstit. Ishte shumë qytetar se si ndërtonte batutën, përgjigjen, racional me fjalën, ishte engjëllor, nuk atakonte, madje edhe kur e bënte, kishte një mënyrë shumë elitare”, tha Çipa.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts