Një zjarr shpërtheu këtë të enjte në majën e katedrales mesjetare në Rouen, në veri të Francës, e cila ishte duke u rikonstruktuar.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, zjarri u vu shpejt nën kontroll duke mos shkaktuar dëme të mëdha.
Dëshmitarët thanë se panë fillimisht tym që dilte nga maja e ndërtesës pas mesditës dhe kujtuan zjarrin shkatërrues në vitin 2019 në Katedralen Notre Dame në Paris, që rrëzoi majën e saj dhe shembi çatinë.
Katedralja e shekullit të 12-të e Rouen-it, e cila konsiderohet të jetë një kryevepër gotike, është shumë e dashur, jo më pak për shkak të një serie pikturash nga impresionisti Claude Monet që kapin fasadën e saj perëndimore asimetrike.
Ajo është gjithashtu kisha më e lartë në Francë, dhe ndër katedralet më të larta në të gjithë botën dhe e njohur për tre kullat e saj, secila e ndërtuar në një stil të ndryshëm.
Kryebashkiaku Nicolas Mayer-Rossignol postoi fillimisht në platformën e mediave sociale X rreth mesditës se katedralja ishte përshirë nga flakët.
Më pak se 90 minuta më vonë, Stephane Gouezec, nga zjarrfikësit e Seine-Maritime, tha se burimi i zjarrit ishte lokalizuar rreth 120 metra lartë godinës dhe zjarri ishte nën kontroll. Ekuipazhet po punonin për të siguruar që të mos kishte mbetur “pika të nxehta”, shtoi ai.
Por ai u tha gazetarëve se rreziku i përhapjes së flakëve ishte i ulët sepse zjarri ishte në një zonë ku kishte kryesisht metal.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co