Joao Palhinha është lojtari më i ri i Bayernit. Konfirmimi ka ardhur nga klubi bavarez, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Mesfushori portugez, i cili vjen nga Fulham, do të qëndrojë te skuadra gjermane deri në vitin 2028.
“Kjo është një nga ditët më të lumtura të jetës sime. Tani do të luajë për një nga klubet kryesore në Evropë. Është një ëndërr që bëhet realitet dhe për këtë jam shumë krenar. Mezi po pres të shoh atmosferën dhe tifozët në Allianz Arena. Dua të festoj suksese me Bajernit, të fitoj tituj, dhe do të jap gjithçka për ta arritur”, tha ai.
Palhinha transferohet në Mynih falë një akordi që shkon diku te 55 milionë euro. Në fakt, ka qenë trajneri i Bayernit, Kompany që ka insistuar për afrimin e tij. Debutimi në një ndeshje zyrtare i tij mund të vijë në fillimin e sezonit.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co