Sport

VIDEO/ Skandali në Bosnje, momenti kur Egnatia braktisi ndeshjen pas thirrjeve “Kosova është Serbi”

video skandali ne bosnje momenti kur egnatia braktisi ndeshjen pas thirrjeve kosova eshte serbi
video skandali ne bosnje momenti kur egnatia braktisi ndeshjen pas thirrjeve kosova eshte serbi

Egnatia pësoi disfatë 1-0 ndaj Borac Banja Luka, ndeshja e parë e turit të parë të Champions League. Në Gradski stadion Banja Luka (Banja Luka), tensioni ishte i pranishëm që nga fillimi i ndeshjes, deri në vërshëllimën përfundimtare të arbitrit polak, Stefanski.

Gjatë sfidës, u shfaq harta e Kosovës me flamurin serb, ndërsa s’munguan thirrjet “Kosova është Serbi”. Futbollistët e Egnatias protestuan duke kërkuar ndërprerjen e  takimit, çka bëri që delegati i UEFA-s të zbresë në fushë për të sqaruar gjithçka.

Gjithsesi, ndeshja filloi përsëri, pas disa minutash. Egnatia-Borac Banja Luka, “beteja” e kthimit, luhet pas disa ditësh.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts